AMBIENTI I VEÇANT

Për të gjithë ata që e dashurojnë gastronominë


Haybori ju sjell ngrohtësinë dhe rehatinë si në shtëpinë tuaj. Kënaquni në çdo stinë me ambientin e përsosur të qytetit të Tetovës. Vend i cili nuk do të ofronte vetëm shërbim profesional dhe ushqime kualitative, por edhe do të mbledh të gjithë ata që e dashurojnë gastronominë dhe ambientet e ngrohta e miqësore. Të inspiruar nga dashuria për punën tonë, krijuam një ambient mikpritës për të gjithë dhe të përshtatshëm për çdo klient. Organizimi në punë, për zgjedhja e menysë, ambienti i veçantë dhe ushqimet e shijshme, janë ato të cilat na specifikojnë neve si më të veçantit në qytet. I përshtatshëm për të organizuar mbremje ose kokteje të ndryshme, i hapur për të gjithë ata të cilët dëshirojnë të përjetojnë momente mbreslënëse me miqtë e tyre për drekë ose kafe.

Fryma dhe freskia e qytetit të Tetovës e gërshetuar me ngrohtësinë e mikpritjes do të ju magjepsin në tryezën e përgatitur nga restoranti ynë për të gjithë miqtë që kohën e tyre i kalojnë tek ne.

Theksi ynë është
mikpritja


Kjo fillon dhe përfundon me ekipin tonë. Ne mendojmë se shpirti i restoranteve tona rrjedh nga kjo skuadër dhe ju kontribuon që të keni një përvojë të mrekullueshme.